Vendim ekstrem i grave naftëtare: Do marrim edhe fëmijët të ngujohen me ne, gjakun tonë të mos e gëzojnë hajdutët

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vijon dhe sot është në ditën e 23-të të saj. Ndërkohë që gratë naftëtare janë në ditën e 6 të ngujimit në grevë urie pasi zevendësuan në këtë protestë ekstreme burrat naftëtarë.

Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura dhe kontratat e punës.

Ndërkohë një mjeke e spitalit të Ballshit ka thënë për Syri tv se, dy greviste janë në gjendje të rëndë dhe janë dërgura në spital për ndihmë mjekësore.

Një nga grevistet u shpreh se “do marim edhe fëmijët në grevë urie, gjakun tonë ta gëzojnë ata e jo qeveria e hajdutet bashkë”.

“Do jemi bashkë më fëmijët në grevë nqs qeveria nuk jep zgjidhje”, tha ajo me lot ne sy.

Artikulli paraprakAtentat ndaj një të riu në Vlorë, qëllohet me armë nga një makinë “Wolsvagen”
Artikulli tjetërParalajmërimi i Edi Palokës: Asnjë nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura! Shumë shpejt do të…