Pasditen e së martës në seancën e radhës stërvitor, trajneri Gianni de Biasi ka konfiguruar edhe formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria përballë Lihtenshtejnit. Surprizat nuk kanë munguar në këtë testim të skuadrës, ku e veçanta është se Azdren Llullaku do të jetë titullar. Porta do të mbrohet si zakonisht nga Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të aktivizohen Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, si dhe Naser Aliji. Në mesfushë përpara mbrojtjes do të luajnë Burim Kukeli dhe Amir Abrashi.
Do të jenë 3 lojtarët që do të mbështesin Bekim Balajn në qendër të sulmit. Roshi do të vendoset në krahun e djathtë, Jahmir Hyka në qendër dhe Azdren Llullaku në të majtë. Bekim Balaj në mungesë të Armando Sadikut do të ketë përgjegjësinë për të mbajtur peshën e majës së sulmit me objektivin për të dërguar topin në rrjetë. Në seancën stërvitore të pasdites të së martës, mungoi Ledian Memushaj, i cili po kryente terapi.