Arben Ahmetaj deklaron se ka udhëtuar në makinë me 500 biznesmenë dhe oligarkë për të mjegulluar lidhjen me mafiozin ndërkombëtar Klod Mërtiri, tek i cili mafia politike ka kaluar biznesin e inceneratorëve
Kur Shkëlqim Cani refuzoi të bëntë letrat e aferës së shekullit me biznesin privat të fabrikave të djegies së plehrave, ngritur me paratë publike, Edi Rama e shkarkoi si ministër Financash, duke e zëvëndësuar me Arben Ahmetajn.
Lëvizjet e para për aferën me kosto 400 milionë euro kanë nisur që në fillim të vitit 2014. Shkëlqim Cani ishte pengesë. Në vend të Canit, Rama soli Arben Ahmetajn, i njohur edhe si ‘tigri fluturues’, me një përvojë 20 vjeçare në vjedhje dhe korrupsion.
Ahmetaj nisi menjëherë përgatitjen e letrave. Biznesi do të kalonte formalisht në emrin e klientit të tij, Klod Mërtiri.
Ky i fundit ishte në makinë me Arben Ahmetajn kur u aksidentuar në Komanovë. Nga një skandal në pastrimin e 60 milionë eurove në Zimbabve, mes Mërtirit dhe presidentit të Zimbabve, u arrestuan shumë zyrtarë.
Deri kur dolën faktet se Klod Mërtiri ndodhej në makinë me Ahmetajn, ky i fundit e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen. Kur u pyet mbrëmë se çfarë lidhje kishte më Mërtirin, Ahmetaj tha se ka udhëtuar me makinë me 500 biznesmenë dhe oligarkë, për të relativizuar lidhjet me Mërtirin.
Ahmetaj po tenton ta paraqesë lidhjen e korrupsionit me Mërtirin si një lidhje rutinë me biznesmenët, për t’i shpëtuar ndëshkimit nga SPAK.
“Jam në makinë, kam qenë dhe do jem në makinë me të paktën 500 biznesmenë. Personi që përmendni nuk është kontraktor dhe unë nuk bëj procedurë. Për më tepër nuk kam qenë ministër kur jam aksidentuar”, tha Ahmetaj i nervozuar.
Në rrethet politike dhe mediatike flitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje ditësh. Kjo duket edhe nga lëvizjet e Ahmetajt, i cili po përpiqet të krijojë një alibi për të justifikuar para SPAK lidhjen me mafiozin ndërkombëtar, Klod Mërtirin, tek i cili kupola politike ka kaluar biznesin e inceneratorëve, biznes i cili është ngritur me paratë e shqiptarëve. Por, Arben Ahmetaj e ka të vështirë të shpëtojë, vetëm nëse SPAK bëhet si Adriatik Llalla dhe Petrit Fusha. Dosjen penale për Arben Ahmetajn e ka përgatitur KLSH, i cili ka nxjerrë të gjitha shkeljet që nga mungesa e tenderit deri tek veprimet korruptive për të vjedhur paratë publike. Dosja është pasuar me investigime mediatike, që kanë nxjerrë në pah edhe lidhjet e Ahmetajt me Mërtirin dhe personazhe të tjerë të implikuar./Pamfleti