Përse aeroporti i Kukësit qëndron ende i mbyllur në Photoshopin e Edi Ramës?

Nga Vehap KOLA

Sipas marrëveshjes që qeveria rilindiste arriti me TIA (konçesionarin e Rinasit) në vitin 2015, aeroporti i Kukësit duhej të ishte hapur në vitin 2017.

Marrëveshja i zgjati konçesionarit afatin me 2.5 vite mbi 20 vitet e akorduara nga Nano në 2005.

Vetëm me këtë shtyrje, Shqipëria humbi 37.5 milion euro. Sepse fitimi vjetor i aeroportit të Rinasit është 15 milion euro në vit.

Siç duket zgjatja fsheh një aferë të ngjashme me atë të ÇEZ, ndërsa pas kuintave Rilindja ndan paratë me konçesionarin.

Ndërsa aeroporti i Kukësit, që ishte gati të vihej në punë, zvarritet në 3D që fitimet e kinezëve të Rinasit dhe rilindistëve të Ramës të mos preken.

Edhe në u haptë për fushatë elektorale, fati i tij do të jetë i ngjashëm me Air Albania.

Do të presë një avion nga Londra dhe nuk do të funksionojë deri në fushatën e ardhshme.

Artikulli paraprakSkandali/ Manastirliu implikohet me kryebashkiakun e Ramës në vjedhjen e pronës publike (Dokumenti)
Artikulli tjetërPas kapobandës Aldo Bare edhe krahu i djathtë i tij kërkon lirimin nga burgu