Ledian Ceka, banues në lagjen “Skënderbe” në Elbasan është 21-vjeçari që humbi jetën nga COVID-19 mbrëmjen e djeshme.
21-vjeçari, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, është dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe është vendosur menjëherë në intubim.
Por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi ta fitojë betejën me koronavirusin.
Ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, konkretisht nga sëmundja e mushkërive.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme 21-vjeçari ka humbur jetën pasi ishte me sëmundje bashkëshoqëruese.