Një sherr ka nisur në rrjetet sociale që prej mbrëmjes së djeshme mes ish-shefit të antidrogës së Fierit, Dritan Zagani dhe gazetari Artan Hoxha.
Ish drejtuesi i policisë, Zagani e akuzon Hoxhën se nuk i është përgjigjur një telefonate të tij kur ishte në burg, pasi ishte i zënë duke pirë kafe me Saimir Tahirin. Ndërsa Hoxha sqaron se në atë kohë ai ishet shpallur armiku i betuar i Metës dhe nuk mund të hynte në burg pasi gjithë sistemin e Drejtësisë në atë kohë e kishte në dorë LSI.
Jo vetëm kaq, por Hoxha nxjerr detaje të forta të krimit në vend dhe zbulon detaje edhe për çështjen e ‘bankomatit’ me gjeneralin italian ,e të cilin është i përfshirë edhe Zagani.
“Artan Hoxha po po..kurr nuk me the qe nuk vi te takoj ne burg…thjesht nuk erdhe se ishe i zene te kafja me Sajen…sa per mbeshtetjen kur i plasen ujerat Sajes e qelbi europen e verteta, atehere po..u bashkove ca kohe edhe ti por ce do se si thua vete dardha e ka bishtin mbas..dhe ajo me palo prokurorin heroin tend ishte thjesht heqja e maskes qe mbajete ca kohe.. sa per shpifje gjerat jane sheshit…denonco çdo shpifje qe une kam ber e bej, denoncoj ashtu si bere atehere kur humba çdo respekt per ty qe shite ish agjentin e infiltruar te llumi trafikant duke bere “zbulimin” e madh me fotot që te nisi ai drejtoruci rilindas lushnjare…ti je mesu me ba filma por me mua ska filma o trim..o me mua o me arushen se me te dyja te une harroje ti.”, shkruan Zagani.