Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zmbrapsur Edi Ramën, në lidhje me Kodin Zgjedhor.
Me një status në Twitter, Varhelyi shkruan se, Rama dhe mazhoranca e tij duhet të presin Komisionin e Venecias, ku presidenti ka dërguar ndryshimet e 30 korrikut në Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Rama.
“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.
Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.