Një tjetër mjek humbi jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Ai është Muharrem Xhepexhiu, 64 vjeç, mjek në një qendër shëndetësore në Lushnje.
Xhepexhiu mësohet se ndërroi jetë në Spitalin Infektiv, pavarërësisht ndihmës së stafit mjekësor.
Drejtori i spitalit të Lushnjës, Perin Vogli i kontaktuar nga Abcneës.al u shpreh se mjeku ishte përgjegjës i qendrës shëndetësore Hysgjokaj dhe prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Tiranë, i intubuar.
“Ka qenë i shtruar në spitalin Covid në Tiranë. Prej disa ditësh ka qenë i intubuar. Nuk ia doli dhe sot në mëngjes ndërroi jetë. Ai ka qenë drejtor i qendrës shëndetësore Hysgjokaj.