Për makinat elektrike – risia e fundit e Policisë së Shtetit, OSHEE sqaroi sot se duhen 13 orë që të karikohen normalisht, duke reaguar menjëherë ndaj ironive të politikanëve shqiptarë dhe talljeve së disa mediave ndërkombëtare. Sipas këtyre të fundit, në vend nuk ka asnjë pikë karikimi dhe ato duhen të kthehen në komisariate nëse u mbaron energjia rrugës.
Mirëpo, OSHEE thotë se makina ekologjike elektrike e Policisë karikohet në tre forma:
1- Mjafton një prizë dhe mund të karikohet normalisht për 13 orë
2 – Stacioni karikimi, pajisje më vete janë 11 gjithsej, për secilën makinë dhe karikon për 8 orë. Këto 11 stacione karikimi janë të shpërndara sipas zonave.
3 – Fast Charge (karikim i shpejtë) bëhet duke mbushur 80% të makinës për 30 minuta.