Në Durrës rritet numri i të prekurve me Covid/ Bylykbashi pubikon dëshminë e mjekut: Rama nuk shpëton dot nga ndëshkimi

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka publikuar në Facebook dëshminë e mjekut në Durrës për mungesën e tamponeve.

“Edi Rama nuk shpëton nga ndeshkimi me talljet që bën me shqiptarët”, shkruan Bylykbashi në shënimin e tij.

Potimi i plotë

Në ditët më të vështira dhe të keqmenaxhuara të numrit të lartë të të infektuarve dhe spitaleve jofunksionale Edi Rama gjen kohën të tallet me shqiptarët dhe hallet e tyre.

Hap veshët dhe dëgjo mjekun nga spitali i Durrësit se sa është numri i të prekurve nga covid dhe sa është numri i testeve të përditshme atje. Batutat dhe talljet nuk të shpëtojnë dot nga përgjegjësia që ke për mosmenaxhimin e situatës, me numrin skandaloz të testimeve, me spitalet dhe stafin mjekësor të lënë në mëshirë të fatit.

https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi/videos/10223998463418880

Artikulli paraprakMustafaj: Keqardhje për Jozefinën, ata që janë larguar nga PD dhe kanë krijuar parti të re kanë dështuar!
Artikulli tjetërShtyhet hapja e Universiteteve, Rama kërkon edhe mbylljen e lokaleve