Dorjan Teliti i përgjigjet Ramës: Në 4 vitet e fundit bletërritësit ulën numrin e koshereve. Videot 3D të ëmbëlsuara me propagandë, nuk ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve.
I rrethuar nga statistika negative në të gjithë sektorët e ekonomisë, ER po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra shoqëruar me mjalt propagandistik.
Edhe pse ka 4 vite rresht që bletërritësit ulin numrin e koshereve, në kulmin e pandemisë ER nuk u ka ofruar atyre dhe fermerëve as 10% të masës së subvencioneve që kanë ofruar vendet e rajonit.
Për fat të keq, videot 3D të ëmbëlsuara me propagandë, nuk ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve.
Fakt mbetet që të gjjthë bletërritësit dhe fermerët shqiptarë u përjashtuan nga skemat gjysmake të ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë.
Bletërritësit shqiptarë nuk i ndihmon mburrja e ER me punën e tyre.
Bletërritësit dhe të gjithë fermerët kanë nevojë për ndihmë konkrete dhe jo tabela me ngjyra që fshehin të vërtetën e dhimbshme te fermerëve shqiptarë.
Lekët për të ndihmuar fermerët janë, por qeveria dhe në ditët më të vështira të pandemisë nuk ndihmon qytetarët por paguan për inceneratorë që nuk punojnë.