Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shkuar në vetë-karantinim pasi rezultoi i infektuar, si kontakt i një personi pozitiv me Covid-19.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, i vendosur në Gjenevë, Zvicër, bëri publik njoftimin të dielën vonë dhe u shpreh se nuk kishte simptoma.
“Unë jam identifikuar si kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për Covid-19,” shkroi ai në Twitter. “Jam mirë dhe pa simptoma, por do të shkoj në vetë-karantinim gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësore dhe do të punoj nga shtëpia.”
Tedros Adhanom Ghebreyesus është biolog dhe studiues i Shëndetit Publik nga Etiopia, shtet në Afrikë, që shërben si kreu i OBSH-së që prej vitit 2017. Tedros është i pari drejtues jo mjek dhe i pari afrikan në këtë post. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është një organ shëndetësor që u themelua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, për të promovuar shëndetin global për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet infektive.