Ka hyrë në ditën e 19-të greva e urisë e grave që janë pjesë e Rafinerisë së Naftës në Ballsh.
Ndërsa gjendja e tyre shëndetësore rëndohet, gratë shprehen të vendosura t’i shkojnë deri në fund kësaj greve, deri sa të marrin pagat e tyre, ndërsa shprehen se nuk kanë nevojë për lëmoshë.
“Do të vazhdojmë. Vajzës i është shtrembëruar kurrizi nga puna. Unë dua lekët e mia. Nuk do të heq dorë le të flijohem unë që të fitojnë fëmijët e mi. Po kërkon djersën tonë. Ato janë lekët tona. Gjakun tim do ta hanë vetëm fëmijët e mi. Mos të kërkoj negociata për ne”, u shpreh një naftëtare.