Vota kundër e Holandës për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë
Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj Edi Ramës pasi Holanda nuk ka hapur dritën jeshile për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE.
Alibeaj në një postim në Facebook, shkruan se, për Edi Ramën do të flasë e gjithë bota mbarë. Alibeaj ka postuar edhe një video ku përball gënjeshtrat e Ramës lidhur me procesin e integrimit.
Reagimi i plotë
Turp e faqja e zezë!
Për këtë qeveri do flasë e gjithë bota mbarë!
Do e studiojnë politologët, juristët, historianët si qeveria e dështimit, korrupsionit, si qeveria që bëri vetëm hapa pas për integrimin në BE.
Mos beso më asnjë fjalë nga mashtruesit me karrige pushteti!
Denonco, shpërndaje këtë video!
https://www.facebook.com/EnkelejdAlibeaj/videos/370672610834279