Foto/ Revolta e studentëve: Nesër sërish në protestë!

Qindra studentë janë ngritur sot në protestë kundër vendimit të qeverisë për nisjen e mësimit online.

Bashkë me ta janë solidarizuar edhe pedagogë të ndryshëm. Gjatë protestës ata kanë akuzuar qeverinë se ndalon nisjen e Universiteteve, por jo takimet elektorale.

Gjatë protestës ata kanë hedhur akuza të shumta ndaj ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë bërë thirrje për nisjen e procesit normal mësimor.

Sipas tyre ‘injoranca vret më shumë se Covidi’. Pasi kanë hequr maskat, studentët i kanë ngjitur ato në kangjellat e ministrisë së Arsimit.

Studentët paralajmëruan se do dalin edhe nesër në protestë dhe çdo ditë.

protesta student

studentet 241604318004

2 2

3 1

4

5

7

Artikulli paraprakTitull i ri në Librari, “Miqësi e ndaluar”, mos e humbisni
Artikulli tjetërMediu: Rama ka nisur që tani vjedhjen e zgjedhjeve, duhet mobilizim…