Verifikoni online emrin në listat e zgjedhësve

Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e dytë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020.

Njoftimi i plotë:
Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e dytë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial. Ky ekstrakt, si edhe i pari, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Nëntor 2020, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listave të dyta të zgjedhësve.

Ministria e Brendshme thekson se procesi i hartimit të Listës së Zgjedhësve kryhet nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, me akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania:
👇
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416

Për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët që të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare të Ministrisë së Brendshme ([email protected]).

Artikulli paraprakBasha premtim studentëve: Do paguajmë stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit!
Artikulli tjetër“S’ka gjë më të dhimbshme se sa të mos i urosh ditëlindjen”, Basha tregon historinë me të atin