Pedagogët në universitete janë shprehur se qeveria nuk është konsultuar aspak me ta lidhur mbi mbylljen e auditorëve dhe kalimin e leksioneve online.
Ata shprehen se Komiteti Teknik i Ekspertëve hodhi poshtë 3-4 muaj punë të pedagogëve.
Po kështu sipas tyre universitetet akoma nuk kanë përshtatur oraret dhe kurrikulat për mësimin online.
‘Moshapja pritej sepse konviktet e Bashkisë janë pa asnjë kusht higjene.
Një pjesë e studentëve nga Durrësi dhe Kruja jetojnë në çadra, pa asnjë mundësi pjesëmarrjeje në mësim online.
Telemedicina mund të shërbente edhe si platformë praktike për studentët e mjekësisë.
Elita e universiteteve tona është kthyer në Shqipëri në sajë të programit brain gain të zbatuar deri në 2013.’
Ndërkohë që në takimin me ta, kryetari I Partisë Demokratike u shpreh se:
‘Një nga hapat e parë të qeverisjes tonë do të jetë anullimi dhe zëvëndësimi i ligjit aktual për arsimin e lartë me një ligj të ri bashkëkohor
Bashkë me anullimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një ligj modern, do të akordojmë mjete të mjaftueshme financiare.
Brenda 2 viteve të para, Shqipëria do të jetë në një nivel me rajonin, që na ka lënë pas.’