Basha dënon sulmin terrorist në Vjenë: Shqipëria në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake

Kryetari i PD, Lulzim Basha dënon sulmin terrorist në Vjenë. Basha ka dërguar një mesazh solidariteti me popullin austriak duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“E dënoj me forcë sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fuqimisht në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake”, shkruan Basha në një postim në Twitter.

Artikulli paraprakGreqia nis masat e ashpra kufizuese, Selaniku në karantinë të plotë
Artikulli tjetërShefi i Urgjencës gjen “fajtorin” për humbjen e jetëve nga Covid-19: Falcitetit i tamponit është i lartë…