Shefi i Urgjencës gjen “fajtorin” për humbjen e jetëve nga Covid-19: Falcitetit i tamponit është i lartë…

“Fallciteti i tamponit është i lartë”, kështu është shprehur Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj mbrëmjen e kaluar.

I ftuar në Vizion Plus, Brataj shtoi se qytetari ka 4 mënyra për hyrjen në sistem duke renditur kështu mjekun e familjes, Qendrën Shëndetësore, Urgjencën e Spitalit dhe përmes 127-ës.

Skënder Brataj: Mënyra e hyrjes së qytetarit në sistem ëshët 127-ta, mjeku i familjes, Qendra Shëndetësore dhe Urgjenca e Spitalit, aty do të duhet të paraqitet. Të katër këto burime ja transmetojnë epidemiologut, sepse është detyrë e epidemiologut të marrë tamponin ta nisë drejt ISHP-së dhe t’i kthejë përgjigje qytetarit. Jo vetëm kaq, por ata persona që i jepen epidemiologut, kanë për detyrë që dhe kontaktet e ngushta të bëjnë një studim ose një ndjekje epidemiologjike, që kush duhet të bëjë tampon tjetër.

Siç kemi thënë që ky është një proçes dinamik, është vënë re që falcitetit i tamponit është akoma i lartë. Personat, kotaktet që nuk kanë asnjë shenjë asnjë simptomë, pothuajse nuk dalin dhe është një thikë me dy presa se mund ti thuash një kontakti që je negativ dhe nesër ose pasnesër mund të dalë pozitiv.

Artikulli paraprakBasha dënon sulmin terrorist në Vjenë: Shqipëria në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake
Artikulli tjetërLuksi për të vdekur!