Protesta e studentëve trondit qeverinë! Rritet ndjeshëm numri i pjesëmarrësve, rrethohet me kordon policor Ministria

Fillimi i vitit të ri akademik, shënoi dhe fillimin e protestave nga ana e studentëve, të cilët kërkojnë një mësim të alternuar midis atij online dhe mësimdhënies së auditoreve.

Protesta e cila po zhvillohet përballë Ministrisë së Arsimit, është bërë më e ‘zhurmshme’, pasi është rritur ndjeshëm numri i studentëve pjesëmarrës. Nën thirrjet “Nuk dorëzohemi” studentët refuzojnë mësimin online dhe kërkojnë minimalisht rikthimin në audtore për praktikat studentore dhe seminarët. Për sa i përket leksioneve studentët lënë të hapur mundësinë për të bërë mësim online, por paraqesin alternativën për zhvillimin e tyre në auditore me numër të vogël studentësh.

Ndërkohë që rreth institucionit i Ministrisë së Arsimit ka pasur një shtim në numër të efektivëve policor në mbikqyrjen e protestës.

studentet

studente

4

Artikulli paraprakER ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin! Nga 3389 shtëpi ka ndërtuar vetëm 48
Artikulli tjetërSkandali/Shefi i sigurimit të burgut në kampin famëkeq të Qafë Barit, sot Komisar policie