Nga Bardh SPAHIA
Aq i madh është halli i Edi Ramës për karrigen, sa nuk arrin ta fshehë më, as publikisht!
Shqiptarët presin të dëgjojnë, se cila do jetë strategjia e qeverisë për përballimin e Covid-19, në këtë stinë të ngarkuar edhe me virusin stinor, si dhe për rimëkëmbjen e ekononisë së dërrmuar nga karantinimi pa një plan masash, por Edi Rama në vitin e 8-të në pushtet, fajëson PD-në dhe thotë se nuk do ia marrë dot karrigen më 25 Prill!!! Sepse halli i tij është vetëm karrigia, nuk është siguria shëndetësore e qytetarëve, ekonomia e vendit, e tashmja dhe e ardhmja e tij.
Jo, as edhe një plan, as edhe një strategji se si do veprohet në javët e ardhshme. As edhe një fjalë për këtë.
– Si do sillet vendi ynë në këtë periudhë dhe cfarë po bën qeveria?
– A do sigurojë mjekimin falas të të infektuarve me Covid nëpër banesa, sic e parashikon ligji nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”? Pse nuk zbaton ligjin, por u lë në kurriz shqiptarëve barrën e rëndë financiare të trajtimit të kushtueshëm?
– A do rrisë numrin e tamponëve, sepse në mungesë të tyre, njerëzit po infektojnë njëri tjetrin në mënyrë të pakontrolluar, e të tjerë, rrezikshëm po marrin trajtim vetë, bazuar në eksperiencat e të njohurve. Pra një mjekim i paaurorizuar nga specialistët, që u rrezikon shëndetin.
– Cfarë strategjie ka për hapjen e spitaleve rajonale e rritje të personelit shëndetësor, sepse ekipet ekzistuese po mbajnë përtej kapaciteteve e prej kohësh një mbipeshë të pamerituar, për shkak të apatisë që kësaj qeverie për të vepruar?
Këto janë cështjet primare sot, por Edi Rama sheh vetëm 25 prillin, pasi ndjen frymën qytetare për ta larguar sa më parë. Por halli i karriges Edi Rama është vetëm yti e jo i shqiptarëve! Atyre ke detyrimin t’u përgjigjesh, sa kohë të paguajnë cdo komoditet e benefit që gëzon e u rrëmben prej gati 8 vitesh!
Harto strategji konkrete! PD të ka paraqitur së fundmi planin me 5 pika të kapërcimit të kësaj situate! Të duhet vetëm vullnet, të shkëputësh oligarkët nga benefitet me taksat e shqiptarëve, e t’ua kthesh në shërbim të qytetarëve të këtij vendi!