Basha me mjekët e familjes: Dje kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me mjekët tha se, numri i fataliteteve këtë javë është shumë më i lartë se shifrat që jepen. Gjatë një takimi me mjekë, Basha tha se ka informacione për dhjetra raste që nuk raportohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Basha tha më tej se, kishte kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin.

Një prej mjekëve të pranishëm në takim, Mirgen Zaçellari, tha se mjekët e familjes nuk kanë aparate që mund të masin nivelin e oksigjenit të një pacienti.

“Lind nevoja për të bërë tamponë apo skaner, ndërkohë që koha për përgjigjen e tamponit shkon deri në 7 ditë”, tha mjeku. Sipas tij, tamponi mund të kapë virusin maksimumi në 5 ditët e para.

“Ne referojmë rastet dhe ISHP shkon për të marrë tamponin në shtëpinë e pacientit”, tha ai.

Mjekët theksuan se rastet janë aq të shumtë sa detyrohemi t’i dërgojmë në spitale private për të bërë skanerin.

Artikulli paraprakMjekët: Kosto e paketës anti-COVID, 1200 euro, qeveria kompenson vetëm ilaçin që kushton 240 lekë
Artikulli tjetërJorida Tabaku i përgjigjet Veliajt: Ti ofendon, ne japim faktet!