Mjeku i nxjerr “të palarat” Ramës: Ka emëruar drejtor të Shëndetësisë në Tiranë një individ që ka mbaruar part time për shkenca politike…

Mjeku Neritan Kurteshi, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me mjekë të tjerë me kryetarin e opozitës Lulzim Basha është prej thuajse një viti pa punë dhe hedh akuza se janë futur në administrimin e spitaleve jomjekë. Kurteshi tha se ka qenë i majtë por eshte larguar nga puna sepse nuk i bën “like share” ministres dhe kryeministrit.

Ai përmend se, drejtori aktual i shëndetësisë së Tiranës ka mbaruar part time në një spital privat për shkenca politike.

Thirrja që bën Kurteshi është që të happen urgjent spitalet infektive rajonale pasi ekziston mundësia për të kuruar sëmundjen e Covidit pa e ngarkuar Tiranën.

“Unë sot jam pa punë sepse “like share”, ministrja e shëndetësisë më ka lënë pa punë. Kjo është vetëm mungesë organizimi. Do them disa gjëra që të gjithë i dinë. Sot ka operatorë rajonalë Tirana, është një VKM absurd, gjëja e parë që duhet të shfuqizoni është kjo.

Sot drejtori i shëndetit publik të qarqeve Tiranë, Durrës, Dibër është një jurist sepse përkthimi i VKM është: “Për drejtorë operatorë konkurron jurist, ekonomist dhe në fund mjek”. Jemi të gjithë mjekë këtu, të gjithë kolegë.

Sot drejtori i Tiranës, e di çfarë është, ka mbaruar part time në një spital privat për shkenca politike dhe drejton shëndetësinë e Tiranës. Kam qenë i majtë, sot jam pa punë dhe drejton ajo. Po të vazhdoj më tutje ministri dhe ministria që është një skandal i vërtetë se ka 4 zëvendës ministra dhe një zëvendës ministre dhe ajo që është, është kliniciste. Nuk ka ndonjë gjë por se njeh shëndetin publik. Prandaj është kjo që thoni ju, se nuk e njohin këtë, janë të gjithë të paaftë. Ka vetëm “like, share”. Kam një vit pa punë dhe mjeku i familjes është kryesore. Spitalet rajonale duhet të hapen urgjent, ka mundësi për ta kuruar sëmundjen dhe nuk ke përse e ngarkon Tiranën”, tha Kurteshi.

Artikulli paraprakDoruntina, policja shqiptare që luftoi mbrëmë terroristët në Vjenë
Artikulli tjetërBasha: Mjekët ndanë shqetësimin se 20-30% e qytetarëve që paraqiten në qendrat shëndetësore janë të prekur nga COVID-19