Gratë naftëtare marrin mesazhe kërcënuese që të lënë grevën, reagon me urgjencë Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje sa më parë mes qeverisë dhe naftëtarëve që tashmë janë në grevë prej pothuajse 20 ditësh, ndërkohë që shënderi i shumë prej tyre është rënduar ndjeshëm.

Meta shprehet se është e domodoshme që pa vonesa të bëhet zgjidhja e kësa situate të rënduar, pa rrezikuar jetën e grave që ndodhen në grevë.

”Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve”, shkruan Meta në postimin e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme naftëtaret u shprehën se ndaj tyre kanë nisur presionet me mesazhe anonime, që i kërkojnë të lënë grevën.

“I lutemi zotit kryeministër të japin një zgjidhje, të vijë këtu te sheshi, e mirëpresim me gjithë shpirt, nuk jemi për politikë, e kemi thënë dhe e themi”, shprehen grevistet.

Artikulli paraprakVideo/ Qytetari me Covid-19 i shtrirë në tokë prej 30 minutash te Spitali, askush nuk e prek me dorë
Artikulli tjetërShtyhet sërish seanca për banorët e “Unazës”, Balliu: Eshtë gjyq politik! Largimi i Ramës është interes kombëtar…