Denoncimi i rritësit të bletëve për arat me kanabis

Në denoncimin e publikuar nga ish kryeministri Berisha thuhet: “Zoti Berisha, përshëndetje! Është informacion 100% i saktë dhe miku im ma tregoi si normalitet. Sepse atje dihet që ka parcela që rriten nën kujdesin e veçantë të Policisë së Shtetit. Miku në fjalë rrit bletë dhe ka rreth shtatë koshere. Këtë vit numri i bletëve dhe sasia e mjaltit është pakësuar. Duke shikuar këtë fenomen është konsultuar me një bletar të vjetër. Ai i është përgjigjur që ky fenomen nuk të ka ndodhur vetëm ty dhe e ka një arsye. Bletët nga mbjelljet e mëdha me hashash ‘drogohen’ dhe duke u trullosur nga marrja e nektarit nga kjo lloj bime, ato nuk dinë më rrugën e kthimit në koshere. Për këtë arsye pakësimi i tyre do të vijë të shtohet. P.S: Kur e dëgjova këtë histori nga miku im, m’u kujtua thënia e Einstein: ‘në qoftë se bletët do të zhduken, njerëzimi do të ketë edhe katër vite jetë për të jetuar’. Po prejnë pemë në mënyrë të papërgjegjshme, po fusin plehra e po largojnë intelektualë. Tani po vrasin edhe bletët, rrjedhimisht edhe shtimi i bimësisë do të ketë problemet e saj. Kështu që me këtë qeveri shqiptarëve i mbesin edhe katër vite jetë. Me respekt T.K”.

Artikulli paraprakKrim me plehrat, do t’i djegin tek “Don Bosko”
Artikulli tjetërGuardia Di Finanzia, shqetësim për varietetin e kanabisit vietnamez