“Huffington Post”
Shqipëria, një vend i vogël në Evropën Juglindore, është bërë epiqendra e tregtisë europiane të drogës, veçanërisht marijuanës. Kjo nuk është rastësi. Me bregdetin e gjerë përgjatë Adriatikut, ky rajon i Ballkanit ka qenë prej kohësh kalim për mallra të paligjshme, armë dhe drogë, në zemër të Evropës. Ky aktivitet ka përforcuar rritjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit politik në një vend që tashmë përballet me shumë sfida të brendshme.
Ajo që e bën situatën aktuale të veçantë janë akuzat, sidomos ato që vijnë nga Partia Demokratike, se zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste janë të lidhur ose përfitojnë nga trafiku i drogës.
Kryeministri Edi Rama është akuzuar disa herë se ka dështuar të ndalojë kultivimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri. Ndërsa ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është akuzuar si person që mbulon ata që janë përfshirë në tregtinë e drogës.
Ndoshta ata qëndrojnë për të fituar personalisht. Ndoshta kjo është pjesë e një plani më të gjerë për të mbajtur pushtetin?!
Shqipëria vuan nga korrupsioni politik dhe ekonomik ndoshta më shumë se pjesa tjetër e Ballkanit.
Miliona dollarë mund të blejnë gjykatës, gazetarë dhe prokurorë dhe për të ndihmuar në sigurimin e fitores elektorale edhe në të ardhmen.
Në fillim të këtij muaji, një pilot italian, Andrea Guidi, pas një përplasje u ul në një fushë në veri të kryeqytetit të Shqipërisë. Në fillim Guidi pohoi se ai ishte duke fluturuar mbi Shqipëri për arsye turizmi.
Megjithatë, një gazetar i quajtur Artan Hoxha deklaroi se piloti u kishte thënë prokurorëve se ai po kontrollonte terrenin për t’u kthyer 20 ditë më vonë për të marrë 200 kg kanabis. Duke pasur parasysh historinë e avionit të vogël, të përdorur për të transportuar drogë nga Shqipëria, ky shpjegim duket bindës.
Autoritetet ndaluan z. Hoxha, mesa duket për publikimin në publik të informacioneve sekrete.
Partia Demokratike akuzoi ministrin e Brendshëm se liroi pilotin, për të mbuluar aferat me trafikantët e drogës.
Më herët autoritetet greke akuzuan qeverinë shqiptare për mbrojtjen dhe mbulimin e Klemend Balilit, një biznesmen shqiptar, i cili ka shërbyer si zyrtar i administratës lokale në qytetin jugor shqiptar të Sarandës.
Balili është i dyshuar për financimin e trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Evropën Perëndimore. Përsëri, opozita e Shqipërisë, Partia Demokratike ishte e shpejtë për të vënë në dukje lidhjet politike të z Balili dhe akuzoi Tahirin për mbrojtjen e personit në kërkim.
Vitin e kaluar autoritetet shqiptare pohuan se kanë shkatërruar 99,2 për qind të marijuanës në vend. Duket e çuditshme! Tashmë këtë vit, policia thotë se ka shkatërruar 1.7 milionë rrënjë kanabis, e cila mesa duket është tri herë më shumë se shkatërrimi i vitit të kaluar.
Shqipëria renditet në vendin e 88 në botë në indeksin më të fundit të Transparency International për Perceptimin e Korrupsionit. Megjithatë, Shqipëria ka shumë për t’u krenuar. Vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s në vitin 2008, duke u bërë vetëm vendi i dytë me shumicë myslimane në aleancë.
Në vitin 2014 ai u bë një kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE. Për një vend që gjendet në rajonin e trazuar dhe me ekonomi të trazuar, këto nuk janë arritje mesatare.
Por niveli i korrupsionit që buron nga elita politike dhe roli i vendit në trafikun e drogës në Europë, duhet të shqetësojnë autoritetet në Uashington DC dhe në të gjithë Evropën.