Karantina, Rama do të shpallë mbylljen e vendit javën e ardhshme, asnjë ndihmë biznesit dhe qytetarëve

Ndodhur në kushtet ku rastet me virus janë në trend rritës dhe aspak të përballueshme për hospitalizimin, duket se Shqipëria do të ndjekë shembullin e fqinjëve, duke rikthyer ‘orën policore’.

Jjavën që vjen, pas orës 22:00 të mbrëmjes çdo gjë në vend do të ‘paralizohet’. Gjatë ditëve të fundit, ekspertët kanë dhënë alarmin për trendin në rritje të të infektuarve, por kanë thënë se po bëhet ç’është e mundur që Shqipëria të mos izolohet. Por situata ka marrë një tjetër rrjedhë, ndaj ekspertët kanë rishikuar shtrëngimin e masave. Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohet që të qarkullojnë në rrugë.

Burimet sqarojnë se mbyllja do të përfshijë ndalimin e qarkullimit në fundjavë. Njerëzit do të detyrohen të qëndrojnë në “arrest shtëpie” dhe në rast se konstatohen lëvizje, atëhere do të gjobiten, por edhe të ndalohen nga policia. Në planin paraprak të Ramës parashikohet një kufizim i orarit të punës për baret, të cilat mendohet se mund të qëndrojnë të hapura deri në orën, 18.00 përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë do të mbyllen tërësisht.

Në lidhje me restorantet nuk ka ende një qartësi se çfarë do të bëhet me to, ndërsa janë të dy skenarët si ai i mbylljes së plotë edhe plani tjetër me masa kufizuese. Qeveria pritet që ta justifikojë këtë mbyllje me shtimin e rasteve me COVID-19 dhe mbushjen e spitaleve.

Masa karantinimi kanë marrë edhe vende të tjera europiane, por ndryshe nga Shqipëria, vende si Gjermania, Britania e Madhe apo Franca kanë paketa ndihmëse ndaj qytetarëve, që i bën ata të ndjehen të mbrojtur nga ana ekonomike. Krejtësisht ndryshe ndodh me Shqipërinë. Rama deri tani ka dhënë vetëm një paketë ndihme për bizneset dhe punonjësit, ndërkohë që vende si Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë avancuar deri në katër paketa ndihmëse. Ndaj, kjo mbyllje mund të jetë me pasoja dramatike për shqiptarët.

Artikulli paraprakBerisha: Basha po udhëheq opozitën drejt fitores, asnjë komunikim me Topallin për lëvizjen e saj
Artikulli tjetërDenoncimi: I erdhi përgjigjja e tamponit 5 ditë pas vdekjes!