Basha: Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që t’i investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve
Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi sërish sot për situatën katastrofike të krijuar nga koronavirusi. Basha shkruan në reagimin e tij se, dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Reagimi plotë i kryetarit Basha
Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.
Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.