Dokumenti/ Zdromsi i Bashkisë vjedh edhe të vdekurit! Të varrosurit i shpall me Covid për…

Një denonim i rëndë është bërë për vjedhjet skandaloze nga Bashkia e Tiranës. Kjo bashki arrin deri aty sa vjedh edhe paratë e varrimit të të vdekurve. Denoncimi është bërë nga një qytetar me dokumente, i cili shkruan se e ka konstatuar me sytë e vet atë që po ndodhte.

Ëngjëllushe Qira, përgjegjësja për funeralet në këtë Bashki, ka derdhur paratë për të varrosur një person që ishte varrosur ndërkohë nga familja e tij dhe ka gjetur edhe argumentin pse duheshin paguar paratë nga shteti: Kufoma ishte viktimë e COVID!!!

Nuk dihet ku shkuan paratë, por familja e së ndjerës ka ngritur zërin me forcë e fyer nga ky mashtrim dhe abuzim në kurriz të njeriut të saj, duke deklaruar se ka paguar vetë 900 mijë lekë për shërbimin funeral!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar SPAK-un me ironi se “nuk ka punë me vjedhjet e narkozyrtarëve”.

“Lal plehu vjedh edhe me të vdekur!, shkruan Berisha në Facebook. – Njerëzit e varrosur nga familja i shpall si të vdekur me Covid për të vjedhur paratë e varrimit nga bashkia.

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e akuzës së qytetarit dixhital. SPAK është i partisë, nuk ka punë me vjedhjet e narkozyrtarëve”, ka theksuar ish-Kryeministri.

Përshëndetje doktor.

Dua të bëj një denoncim me vjedhjen, mashtrimin që bën Lal plehu edhe me njerëzit e vdekur.

Në datën 31 tetor më vdiq gjyshja nga ataku kardiak.

Kontaktuam me agjensinë funerale dhe bëmë varrimin në varrezat e Tufinës.

Paguam 900 mijë lekë për të gjitha shërbimet funerale.

Po çfarë ndodh?! Çertifikata e vdekjes vjen sikur ka vdekur nga COVID-19 dhe shpenzimet funerale i mbulon Bashkia!!!

Bashkangjitur po iu dërgoj edhe çertifikatën që lëshon Lal Plehu.

doc

Artikulli paraprakNgritja dhe rënia e zyrës
Artikulli tjetërVendimi: Fondet e BE do të ndalen për vendet pa gazetari të lirë dhe gjykata të pavarura