Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se po lejojnë shkollat të kthehen në vatra infeksioni të Covid për shkak të mosmarrjes së masave.
Në një reagimnë Facebook, Vokshi shkruan se qeveria mashtroi për linjat e veçanta apo prioritare për shkollat. Madje edhe kur pothuajse i tërë stafi i shkollave është i prekur me koronavirus, ato nuk mbyllen pasi kjo rrëzon propagandën e Ramës, shton ish-deputetja.
Vokshi akuzon qeverinë se nuk po bën publike të dhënat reale për të infektuarit nëpër shkolla.
Ajo i drejton ministrisë disa pyetje në lidhje më këtë situatë:
1. Sa është numri i mësuesve të infektuar nga COVID19 që në nisje të vitit shkollor?
2. Sa mësues kanë humbur betejën më COVID19?
3. Sa është numri total i nxënësve të infektuar me COVID19?
4. Sa është numri total i testeve të bëra për mësuesit?
5. Sa është numri total i testeve të bëra për nxënësit?
6. Sa është numri i testeve të bëra për familjarët apo kontaktet e mësuesve/nxënësve?
7. Pse nuk ka një raportim ditor për arsimin?