Një thikë e besëprerit në shpinën e Kosovës

Sali BERISHA

Miq, Edvin Kristaq Zografi Bis, argati i Beogradit zgjodhi për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë, ditën e hapjes së gjyqit në Hagë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish- kryetarëve të parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, ky i fundit ish-kryetar i PDK dhe ish- ministrit e deputetit, Rexhep Selimi.

Ky akt është mirëfilltas një thikë e re e këtij besëpreri në shpinën e Kosovës.

Kjo jo sepse ai nënshkroi një marrëveshje për lëvizjen me letër njoftimi me Serbinë sepse marrëveshje të tilla Shqipëria ka firmosur vite më parë me të gjitha vendet e rajonit.

Por marrëveshja e firmosur dje ishte thike pas shpine për Kosovën dhe shërbim i veçantë ndaj padronit të tij Vuçiç, sepse tashmë është e qarte si kristali se çdo gjë që u tha dje në sallën e gjyqit nga akuza ishte një refren i përsëritur 20 vite me radhë nga Beogradi kundër UÇK-së dhe udhëheqjes saj.

Marrëveshja e djeshme ishte thike pas shpine për Kosovën pasi argati i Beogradit zgjodhi pikërisht kohen kur po silleshin me hekura në duar në sallën e Gjykatës Speciale ish udhëheqësit më të lartë të Kosovës në Hagë për ti thënë botës se, Tirana dhe Beogradi me Ramën dhe Vuçiç, me marrëveshjen që firmosën dje, ndjehen mirë me zhvillimet dhe aktakuzën e paraqitur në Hagë, të cilën mbarë bota e ka dëgjuar të përsëritet qindra herë nga Beogradi.

Duke përfunduar, dënoj me forcën më të madhe thikën e radhës pas shpinës së Kosovës nga argati i Beogradit në Tiranë, Edvin Kristaq Zografi dhe e garantoj këtë tradhtar se për aktet e tij së shpejti do të varet në shtyllën e turpit të historisë së kombit shqiptar.

Artikulli paraprakBerisha: Basha, shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë direkt në prangosjen e Millosheviçit
Artikulli tjetërTrump, akuza Administratës së Barnave: Vonuan qëllimisht vaksinën