Në zgjedhjet presidenciale në SHBA po zhvillohet një betejë e ashpër mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.
Tashmë është konfirmuar se mbi 100 milionë qytetarë amerikanë kanë dalë në zgjedhje, që po konsiderohet si numri më i madh në 100 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.
E lajmi më i fundit vjen nga Karolina e Jugut, nga ku është bërë e ditur se Donald Trump ka fituar në këtë shtet me 9 vota elektorale kundrejt rivalit Biden.
Kujtojmë që në Florida ka ndryshuar rezultati dhe po zhvillohet një garë e ashpër mes Trumpit dhe Bidenit, dhe duket se deri në çastet e fundit nuk do të mund të përcaktohet fituesi.
Shtetet kanë afat deri më 8 dhjetor për të kryer rinumërime të mundshme ose për të zgjidhur proceset gjyqësore lidhur me zgjedhjet. Më pas më 14 dhjetor Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të zgjedhur zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve presidenciale bazuar në rezultatin e 3 nëntorit.
Nëpërmjet një deklarate të hënën Bob Bauer, një prej avokatëve të fushatës zgjedhore të presidentit të zgjedhur Joe Biden, shprehej se është “thellësisht për të ardhur keq që Prokurori i Përgjithshëm Barr zgjodhi të lëshojë një udhëzim që do të ushqejë vetëm pretendime çorientuese, spekulative, imagjinare apo të pabesueshme. Këto janë nga ato lloj pretendimesh që presidenti dhe avokatët e tij po hedhin pa sukses çdo ditë, ndërsa paditë e tyre po bëhen qesharake nga një gjykatë në tjetrën”. “Por në fund të fundit, demokracia amerikane është më e fortë se çdo skenar politik i çalë e cinik”, shtonte më tej ai.
Presidenti Donald Trump nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjet dhe ka pohuar, por pa ofruar prova, se procesi i votimit në shumë shtete u manipulua. Organizatat kryesore mediatike e kanë shpallur zotin Biden fitues bazuar informacionet e numrit të votave të lëshuara nga shtete të ndryshme.