Rama pranon një tjetër propozim të Bashës ndaj Covid-19

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, prej javësh ka deklaruara se nëse ai do të ishte kryeministër do të rimbursonte ilaçet e koronavirusit, duke kërkuar edhe nga Rama që të bëjë të njëjtën gjë.

Rama, siç edhe ka vepruar në herët e tjera, i ka refuzuar fillimisht propozimet e Bashës, por më pas i ka pranuar ato.

Kështu ka bërë edhe këtë herë.

Pasi refuzoi për disa herë propozimin për rimbursimin e ilaçeve të të sëmurëve me Covid, Rama tha sot se do të mbështesë të sëmurët.

“Do të ketë një paketë shtesë për të mbështetur të sëmurët me koronavirusin Covid-19.  Paketa mbështetëse konsiston në ilaçet esenciale në luftën ndaj virusit.

Ndërsa ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të ju shtohet përfitimi”, deklaroi sot Edi Rama, duke pranuar propozimet e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Artikulli paraprakCovid-19/ Shkencëtarët parashikojnë se kur mund të kthehet jeta në normalitet
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: Lal Plehu i jep leje Edmond Begos për ndërtim në mes të pallateve, banorët në revoltë