Këlliçi publikon videon: Ramës nuk i del e keqja, Basha i shpartalloi bandën kriminale

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka shpërndarë një video, ku sipas tij ky është standardi i kandidatëve të Ramës, ku ‘njëri është trafikant droge e përdhunues në grup, që dekriminalizimi e nxorri nga politika, ndërsa tjetri një bashkëpuntor i krimit të organizuar, në listën e zezë të SHBA’.

Në postimin e tij, Këlliçi ka theksuar se ‘s’ka faj që s’i del e keqja me Lulzim Bashën, pasi ia shpartalloi organizatën kriminale, krenarinë e tij më të madhe’.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Standardi i kandidateve te Rames

S’ka faj që s’i del e keqja me Lulzim Bashën. Ia shpartalloi organizatën kriminale, krenarinë e tij më të madhe. Dëgjojeni vetë. Njëri është trafikant droge e përdhunues në grup, që dekriminalizimi e nxorri nga politika, ndërsa tjetri një bashkëpuntor i krimit të organizuar, në listën e zezë të SHBA.

Ky është standardi i kandidatëve të Edi Ramës.

Artikulli paraprakBlushi propagandë në Top Channel për të fshehur aferën e tij korruptive me inceneratorët
Artikulli tjetërShkon në 44 numri i mësuesve me Covid-19, infektohen 10 të tjerë në Elbasan