Ndërsa mësuesit u ankuan për situatën e pandemisë në shkollë, për faktin se puna e tyre është shtuar dhe se ata nuk shpërblehen por orët shtesë, kryedemokrati Basha shfrytëzoi rastin të falenderonte mësuesit e pranishëm në takim dhe gjithë mësuesit shqiptarë, për punën e palodhur në shërbim të dijes dhe edukimit, sidomos në këtë situatë të vështirë për ta dhe familjet e tyre.
Z.Basha u shpreh se Partia Demokratike prej javësh ka përsëritur thirrjen për testim masiv dhe të vazhdueshëm për mësuesit, si një masë primare për parandalimin e infektimit në institucionet arsimore. Kjo masë dhe si dhe pajisja e tyre e përditshme me maska, higjienizues si dhe dezinfektim periodik të ambienteve mësimore, duhet të ishin masa që duhej të ishin marrë qysh prej fillimit të vitit shkollor, për të shmangur infektimin masiv të mësuesve dhe nxënësve.
Kryedemokrati përsëriti premtimin se qeveria e re e dalë nga 25 prilli, do të rrisë buxhetin vjetor për arsimin, duke synuar rrogën minimale 700 euro për mësuesit. Prioritet do të jetë arsimi profesional, teksa asnjë fëmijë shqiptar nuk do të privohet nga e drejta për t’u arsimuar për shkak të gjendjes ekonomike.
“Këtu, ne prej fillimit kemi kërkuar edhe do vazhdojmë të kërkojmë që ju të keni trajtimin që kemi kërkuar dhe për mjekët dhe infermierët. Trajtim mbrojtës do të thotë depistimi, pra testimet tuaja të vazhdueshme si kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve dhe kjo është arsyeja që prej fillimit kërkova testim masiv të gjithë mësuesve kur fillojë sezoni arsimor.
Së dyti, marrja e masave në ambientet arsimore, higjenizimi, uji i rrjedhshëm, pastrimi, dezinfektimi dhe maskat. Çfarë i kushton shtetit të blejë mjaftueshëm maska falas për arsimtarët? Kjo është arsyeja se pse duhen protokolle të qarta, protokollet e ajrosjes, të ventilimit, oraret kur ju duhet të dilni dhe të merrni frymë lirisht, të hiqni maskën, siç e kanë ato vende të cilat ndjekin këto praktika të pranisë së kufizuar.
Me planin tonë, gjëja e parë që do të bëjmë, është që niveli i financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti, do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje të buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian. Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë, rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja.
Për sa i përket arsimit profesional të mesëm, duhet t’ju them që është dhe do të jetë një prioritet programi dhe do të jetë në veçanti i financuar nga qeveria. Kemi mësuar edhe nga dështimet e kësaj qeveria, që janë të panumërta. Kemi mësuar është nga provoja e mëparshme. Synimi do të jetë që asnjë bir apo bijë shqiptari të mos mbetet pa studiuar për shkak të rrethanave ekonomike të familjes dhe dua ta mbyll duke ju kërkuar që të keni vëmendje dhe kujdes maksimal.
Ju kërkoj ju, si prindërit e dytë të shoqërisë, të keni kujdes maksimal për shëndetin tuaj, të mbroni veten tuaj, në këto kushte shumë të vështira. Sikundër dua t’ju siguroj, t’ju garantoj se nuk do të rresht së përsërituri dhe të bëj çdo hap të mundshëm për të garantuar një mbështetje financiare anti-COVID për shkollat shqiptare, për mësuesit shqiptarë, natyrisht për nxënësit dhe prindërit shqiptarë.”
FJALA E PLOTE
Ju falenderoj unë ju për kohën që ndatë, keni ardhur pas një dite tjetër të gjatë e të vështirë, j’ua mirëkuptoj dyfish,, tani dy gjëra dua t’ju them emergjenca padyshim është pandemia sepse kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën dhe shëndetin e njerëzve. Këtu ne prej fillimit kemi kërkuar edhe do vazhdojmë të kërkojmë që ju të keni trajtimin që kemi kërkuar dhe për mjekët dhe infermierët.
Trajtim mbrojtës do të thotë depistimi, pra testimet tuaja të vazhdueshme je kategoria më e ekspozuar pas mjekëve dhe infermierëve dhe kjo është arsyeja që prej fillimit kërkova testim masiv të gjithë mësuesve kur fillojë sezoni arsimorë, dhe prapë do insistojë, do ta ngrejë zërin, do të bëj gjithçka në këto muaji të fundit të kësaj qeverie, jo thjesht duke ekspozuar problemin që e thatë ju më mirë seç do ta thoshte çdokush prej nesh, por duke kërkuar që t’i vënë gishtin kokës se ditë për ditë arsimtarët po humbin jetën. Së dyti marrja e masave në ambientet arsimore, higjenizimi, uji I rrjedhshëm, pastrimi pikërisht, dezinfektimi dhe maskat.
Çfarë i kushton shtetit të blejë mjaftueshëm maska falas për arsimtarët. Kjo është arsyeja se pse duhen protokolle të qarta, protokollet e ajrosjes, të ventilimit, oraret kur ju duhet të dilni dhe të merrni frymë lirisë, të hiqni maskën, siç e kanë ato vende të cilat ndjekin këto praktika të pranisë së kufizuar, kjo më sjell tek pjesa e dytë që shkon përtej pandemisë, shkon tek ato hapa dhe reforma që do ndërmarrim për gjithë sistemin arsimor. Më keni dëgjuar të flas për sistemin universitarë, nuk e di më keni dëgjuar kur kam thënë të gjitha këto po I bëmë zero do vlejnë po se filluam me parashkollorin.
Prandaj dua t’ju siguroj duke ju parë në sy edhe duke e përcjellë këtë mesazh edhe tek kolegët tuaj që investimi financiarë tek I gjithë sistemi shkollor me theks edhe tek sistemi parauniversitar, është zotime dhe pjesë e planit tonë në qeverisjen e ardhshme. Me planin tonë gjeja e parë që do të bëjmë, është që niveli I financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje e buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian me një qëllim.
Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo, është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve. Paratë e njerëzve nuk do ti shpenzojë, nuk do t’i çojë, nuk do t’i transferojë në kuptimin më letrar të fjalës, më tekstual të fjalës në plehra por do ti çojë tek shëndeti, tek arsimi, tek jeta dhe tek ekonomia shqiptare.
Kur flasim për dinjitetin e arsimtarit, dinjiteti fillon tek paga. Po s’pati pagë nuk ka dinjitet. Natyrisht kjo sfidë e shton edhe më shumë domosdoshmërinë e dixhitalizimit të vërtetë jo prerje e vetë shiritave dhe pompozitetit që përdoret vetëm për kronikën e radhës e për propagandën e ditës dhe kjo është një sfidë të cilës ne duhet ti përvishemi sepse me të vërtetë brezi me të cilin ju po edukoni është në vetvete një brez dixhital dhe kjo do të thotë investim në teknologji, investim në kualifikimin tuaj. Kjo do të thotë investim në pajisje për të gjithë duke përfshirë ato familje që nuk i kanë mundësi të kenë as pajisjet më të thjeshta për fëmijët e tyre.
Tekstet falas që ishte propozimi ynë dhe që na vjen shumë mirë që e morën por e morën pjesërisht dhe me hile siç i marrin gjithmonë ,kopjacët. Të gjithë kemi pas kopjacë në klasë, kopjacë perfektë nuk ka. Duken kopje tekstet do të jenë falas nga klasa e parë deri tek klasa e nëntë. Ne do të ndjekim me këtë shembujt më të mirë të rajonit dhe standardet europiane. Përsa i përket arsimit profesional të mesëm duhet t’ju them që është dhe do të jetë një prioritet është sot një prioritet program dhe do të jetë në veçanti I financuar nga qeveria.
Këto janë me pak fjalë apo me pak pika ato që ndahen sot ne programin tonë arsimor një pjesë e mirë është bërë në bashkëpunim me ju dhe në dialog me ju dhe me ekspertët më të mirë që padiskutim ekspertët më të mirë për arsimin që ka partia demokratike ju I njihni mirë ata. Kemi mësuar edhe nga dështimet e kësaj qeveria që janë të panumërta kemi mësuar është nga provoja e mëparshme. Synimi do të jetë që asnjë bir apo bijë shqiptari të mos mbetet pa studiuar për shkak të rrethanave ekonomike të familjes dhe dua ta mbyll Duke ju kërkuar që të keni vëmendje dhe kujdes maksimal. Nuk mjafton të lutem për shëndetin tuaj.
Dua edhe t’jua them, ju na keni mësuar kur kemi qenë nxënës që mësuesi është prind I dytë edhe duhet të kërkojë. Tani ne i kërkojmë prindërve të kenë kujdes dhe unë ju kërkoj ju si prindërit e dytë të shoqërisë, të keni kujdes maksimal për shëndeti tuaj, të mbroni veten tuaj, në kushte shumë të vështira. Sikundër dua t’ju siguroj, t’ju garantoj se nuk do të rresht së përsërituri dhe të bëj çdo hap të mundshëm për të garantuar një mbështetje financiare anti-covid për shkollat shqiptare, për mësuesit shqiptar, natyrisht për nxënësit dhe prindërit shqiptarë. Edhe njëherë ju falenderoj nga zemra. Ju uroj shëndet ju dhe familjeve tuaja.