Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek (Foto)

Mësohet se mjeku Shukri Fazliu nga Kumanova nuk e ka fituar betejën me COVID-19.

Mjeku Fazliu punonte në spitalin e Kumanovës, ndërkohë që deri tani 21 mjekë dhe infermierë nga ky spital janë infektuar me COVID-19.

Mjeku 49 vjeçar ishte i izoluar në shtëpi me simptoma të lehta.

Më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe u detyrua të shtrohej në Klinikën Infektive.

Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza”, deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.

Screenshot 2020 11 13 191814

Artikulli paraprak“Kanë grabitur e rrënuar 2 buxhete shteti”, Tabaku: 1,2 mld euro dëmi ekonomik për 2019 dhe 7,2 mld në 7 vite!
Artikulli tjetërPamjet reale që rrëzojnë propagandën e montazheve/ Pampuri: Mbi 10 ambulanca në pritje, dështim i Ramës me pandeminë