Ai e ndërton paqen duke u armatosur. Ne nuk mund të bëjmë si të verbër dhe të mos shohim se Serbia po armatoset. Paqja nuk ndërtohet duke u armatosur. Ata po bëhen gati për luftë. Nuk mund të ndërtosh parajsë me ndërtuesit e ferrit. Ai e ka ndërtuar karrierën duke fshehur varrezat masive të shqiptarëve,” tha Mehmeti.
“Në të gjithë këtë histori ka diçka të dhimbshme për ne shqiptarët. Myslimanët e Bosnjës nuk e pranuan të merrnin pjesë në varrimin e viktimave të Srebrenicës. Kroatët nuk e pranojnë të ecë në rrugët e Vukovarit. Kurse kryeministri shqiptar e priti si burrështetas në Tiranë. Ky është paradoksi ku po jetojmë. Si mund të jesh mirë kur e sheh këtë gjë? Të gjithë këtë Piktori na e shet si vlerë perëndimorë, duke kujtuar se janë të prapambetur ata popuj që duan drejtësinë.
Piktori u vëllazërua me Vuçiçin, edhe pse e dinte se ai ka dalë nga gjaku i luftërave të Ballkanit. Piktori dhe ish-presidenti i Kosovës ia lanë të gjitha mëkatet njeriut që tani simbolizon politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve. Njeriu që deri dje shkelte mbi gjakun e të pafajshmëve, tani u pranua si burrështetas i madh dhe paqtor. Minishengenet serbe na kanë çuar drejt luftërave”, deklaroi ai.
Edi Rama po e përdor Kosovën si gomë rezervë
I pyetur për komentet e Gramoz Ruçit, që tha se është krenar për Edi Ramën, Mehmeti tha: “Çdo njeri është krenar me atë që është si vetvetja. Piktorin e ka zgjedhur dhe e mban dikush, e mbajnë këta që janë krenar me të. Mendoj se nuk bëhet fjalë për kurrfarë krenarie, por për njerëz që e fshehin fytyrën e vërtetë. Mos harrojmë se kishte shumë njerëz që ishin krenarë me Enver Hoxhën”.