Gianni de Biasi tregohet realist pas humbjes 2-0 me Spanjën në “Loro Boriçi”. Trajneri i kuqezinjve vlerësoi paraqitjen e skuadrën në pjesën e parë, por theksoi se golat ishin të dhuruar. “Dhuruam në njëfarë mënyre, pasi besoj se në pjesën e parë luajtëm me njëfarë rregulli, nuk lejuam shumë, por në pjesën e dytë bëmë një gabim në rinisje dhe me mbrojtjen lart humbëm topin dhe aty edhe një skuadër me më pak kualitet si Spanja të ndëshkon. Mendoj se Spanja është skuadra më e mirë në botë. Gjëja më e trishtë është që e bëmë golin vetë, pasi skuadra ndoshta meritonte të pësonte gol në një mënyrë tjetër”, u shpreh De Biasi. “Besoj se atë që duhet të bënim e bëmë, Italia kundër tyre gjuajti në portë në të 57-tën, për të kuptuar se çfarë dimensioni është Spanja, nëse mendonim se jemi në nivelin e tyre jemi jashtë binarëve. Duhet të jemi të fortë në kontrast me kundërshtarin, duhet të lëmë fintet dhe t’ua lëmë atyre që janë më të zotë t’i bëjnë ato”, përfundoi De Biasi.
Kryesore
Continue to the categoryKrimi bën kërdinë në Shqipëri, policia “mbledh gëzhojat”, qytetarët të pasigurt...
Nga Rigels Seliman
Rendi publik në Shqipëri ka arritur në një pikë kritike, ku krimi i organizuar po bën kërdinë dhe qytetarët ndihen gjithnjë e...