“Ekonomia në krizë”, Basha: Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe fuqizon ekonominë

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se, Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shprehet Basha.

Artikulli paraprakPas denoncimit të PD, SPAK konfirmon: Ervin Bushati nën hetim për fshehje të pasurisë dhe fallsifikim të dokumentave për 3100 m2 truall
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të Bashkisë Kavajë pas rënies së komunizmit