Tre gra akuzojnë

Kandidati republikan për President Donald Trump u shfaq para debatit në një konferencë shtypi me një grup grash që kanë akuzuar Presidentin Clinton në të kaluarën për sjellje të pahijshme seksuale ndaj tyre.
Me daljen e tij të paparashikuar në një hotel të Seint Ljuisit, zoti Trump la të kuptohet se debati i së dielës do të ishte i ashpër.
Debati i dytë presidencial Trump-Clinton u zhvillua pas komenteve fyese për gratë të bëra në vitin 2005 nga zoti Trump dhe të publikuara të premten nga gazeta “Washington Post”.
Më pas Trump i ftoi tre gratë, të cilat akuzuan Bill Clinton për abuzime seksuale në debatin me Hillary-n. Ato ishin prezente dhe qëndruan vetëm pak metra larg nga Bill-i, i cili natyrisht që nuk shkoi t’i takonte.
Zoti Trump tha të dielën se nuk ekzistonte “asnjë mundësi” që ai të largohej nga gara për Shtëpinë e Bardhë, një muaj përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 8 nëntor.
Hillary Clinton vazhdon të përballet me komentet e saj të botuara nga WikiLeaks, ku tregohet se ajo shpesh përqafon një qëndrim të caktuar në publik, ndërsa privatisht mban një pozicion krejt të kundërt, për çështje të rëndësishme, si tregtia apo marrëdhënia e saj me kompanitë e mëdha të Wall Street-it.
Edhe anketimet e bëra përpara këtij publikimi, tregojnë se një pjesë e madhe e amerikanëve vënë në pikëpyetje besueshmërinë e saj.

Artikulli paraprakDëshmia e Broadrcik: Bill më përdhunoi, Hillary më kërcënoi
Artikulli tjetërTrump kërcënon me burg Hillarin në debat për e-mail-et