Drogë dhe kontrabandë cigaresh nga Shqipëria

Policia italiane në Brindizi ka bllokuar një pasuri prej 2 milionë e 200 mijë eurosh. Droga vinte nga Shqipëria sipas hetuesve italianë, por dhe cigaret kontrabandë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa kuaj rrace. Sekuestrimi vjen pas hetimeve të Guardia di Finanza të Brindisit për trafikun e drogës dhe cigareve nga Shqipëria dhe Turqia për në Pulia. Deri tani mendohet se janë 23 persona të përfshirë.
Ndër mallrat e sekuestruara janë edhe dokumente bankare, pasuri të patundshme, një vilë me pishinë dhe kuaj rrace. Emri i parë që bëhet publik është ai i italianit, Valter Ferrero, aktualisht nën hetim. Ai mendohet se është dhe një nga emrat kryesorë të organizatës. Hetimi ndaj tij nisi në nëntor të 2012-ës, kur hetuesit panë se pasuria e deklaruar nuk përputhej me atë realen. Ai u arrestua që në 2013-ën, kur iu sekuestruan dhe 20 kilogramë marijuanë, ndërsa një vit më pas po në bazë të hetimeve u gjetën dhe u sekuestruan 2 ton substanca të paligjshme.

Artikulli paraprakNjë shqiptar kapet në Itali me 1 milion euro drogë
Artikulli tjetër23 tonelatat e drogës në Vlorë, grupi trafikonte edhe droga të forta