Rama dhe Balla skenar me thyerjen e xhamave, Bardhi: Prokuroria të hetojë manipulimin e numrit të viktimave

Gazment BARDHI

Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.

Artikulli paraprakTallja e turpshme e Morgut me trupat e viktimave: I vendosim me respekt në thasë e dysheme
Artikulli tjetërLetra e Kryeprokurorit të Hagës parashikon dënim të rëndë për Thaçin