Tao-Tao i Ramës: Xhamat e qendrës shëndetësore në fshat i theu Basha dhe Kryemadhi

Tao-Tao vazhdon të keqpërdoret ng Rama. Kesaj rradhe për të mbuluar skandalin e falsifikimit te numrit të viktimave nga virusi kanë sajuar edhe thyerjen e xhamave të një qendre shenetsore në një fshat të Elbasanit.

Qendra shëndetësore Fushë Mbret në Elbasan është sulmuar me gurë, të cilët kanë thyer xhamat e dritareve. Deri më tani nuk janë të qarta arsyet pse është qëlluar me gurë në drejtim të qendrës shëndetësore.

Mësohet se qendra shëndetësore ishte restauruar dy muaj më parë. Në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat e Policisë të cilat kanë ndaluar personat e dyshuar.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla, i cili akuzon kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, se me thirrjet e tyre kanë motivuar qytetarët e papërgjegjshëm që të sulmojnë qendrat shëndetësore.

Artikulli paraprakLetra e Kryeprokurorit të Hagës parashikon dënim të rëndë për Thaçin
Artikulli tjetërBasha-Di Maio: Domosdoshmëri që qeveria të respektojë rekomandimet e “Venecias” për zgjedhjet