Policia zbulon mashtrimin e Taulant Ballës, ja si është e vërteta…

Policia e Elbasanit raporton se ka zbuluar autorin e ngjarjes së ndodhur sot në këtë qytet, ku u sulmua me gur qendra shëndetësore në lagjen ‘Skënderbej’ ku u thyen xhamat.

Sipas policisë është proceduar shtetasi A. B për shkatërrim prone, i cili është lënë më pas në gjendje hetim të lirë.

Deklarata e policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00, ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Artikulli paraprakBasha: Ramës ju deshën dy ditë për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë
Artikulli tjetërSituatë e rëndë nga pandemia! 13 të vdekur nga Covid dhe 737 raste të reja. Ja harta e të prekurve