Raul Gonzales Blanco është futbollisti më i mirë i kampionatit spanjoll. Sipas qendrës së analizimit të historisë dhe statistikave të futbollit iberik është ish-sulmuesi i Real Madrid, ai që mban kreun e këtij klasifikimi. 9.117 është numri i futbollistëve, të cilët janë marrë në shqyrtim nga kjo qëndër. Analiza e gjërë ka nisur për futbollistë që kanë luajtur në Primera Division që nga viti 1929, vit që përkon dhe me lindjen e këtij kampionati, e deri në ditët e sotme. Parametrat e vlerësimit janë bërë në bazë, të golave të shënuar, minutave të luajtura, penallti të realizuara si dhe për kartonat e kuq që kanë marrë. Sipas kësaj skeme, ish-kapiteni i Realit, Raul ka arritur të grumbullojë 528 pikë, për një periudhë kohore që nga vitin 1994, kur ai bëri debutimin e tij me klubin “Los Blancos” e deri në 2010, vit që përkoi me largimin e tij nga klubi merenges. Legjenda e klubit mbretëror mban vendin e dytë, duke numëruar 550 paraqitje në La Liga, në vend të parë qëndron ish-portieri i Barcelonës, Andoni Zubizarreta. Ndërkohë që në pod mund të ngjitet dhe ylli Barcelonës, Lionel Mesi, i cili momentalisht pozicionohet jashtë top 10. Agjentinasi ka realizuar 316 gola në 353 paraqitje. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i ka të gjitha mundësitë dhe kohën për t’iu afruar fronit. Cristiano Ronaldo mban vendin e 23-të, pavarësisht se ai është bomberi i dytë në kampionatin spanjoll që ka realizuar 261 rrjeta. Sidoqoftë e njëjta gjë si për rivalin e tij Lionel Mesi, vlen edhe për yllin portugez. CR7 ka të gjithë kohën në dispozicion për t’u ngjitur në tabelën e klasifikimit.
Kryesore
Continue to the categoryBasha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit:...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesor Sami Repishtit.
Basha e vlerëson Repishtin si një mbrojtës të...