Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter. Lëkundjet janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve nga mediat turke, epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit të Malatyas dhe një thellësi rreth 5 kilometra duke u ndjerë i fortë në sipërfaqe.

Tërmeti u shoqërua me disa lëkundje të tjera të lehta, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Kujtojmë se me 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm. Pas tërmetit u shembën disa ndërtesa duke lënë në rrënoja një numër të madh njerëzish. Fatkeqësisht nga shembjet kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Artikulli paraprakNjerëzit flenë në çadër, “rilindja” në charter
Artikulli tjetërOlta Xhaçka gënjeu, PD nxjerr pamjet e ministres me helikopter në Dibër: E përdori për fushatë elektorale