Shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Qeveria Rama po punon për vete…

Nga Lulzim BASHA

Shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Qeveria Rama po punon për vete, jo për qytetarët.

Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe e rrënoi sistemin tonë shëndetësor këto 7 vjet. Qytetarë si Lina dhe Robert Martini janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm të kësaj katastrofe.

Shqipëria është sot vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël për qytetarët e saj. Pensione nuk rriten, shëndetësia po kolapson, kosto e jetës po rritet, ushqimet dhe ilaçet shtrenjtohen.

Qytetarët Shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që sheh gjithë kohës interesin personal, por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin rrugën drejt Bashkimit Europian.

Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.

Artikulli paraprakJorida Tabaku citon raportin e FMN: Borxhi jashtë kontrolli, buxheti i shtetit të ndalojë çdo shpenzim të panevojshëm!
Artikulli tjetërXhaçka udhëtoi 22 herë me helikopter për mbledhjet e partisë, PD: Një kryeministër normal duhet ta shkarkonte ministren