Si u masakrua 17-vjeçari, Ardit Gjoklaj, trupit të tij i mungonin gjymtyrët

Arditi 17-vjeçar u gjet me deformime të mëdha në kokë e syrin e majtë të nxjerrë jashtë.
Vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj tronditi opinionin publik. Ai u gjet pa jetë në landfillin e Sharrës dhe për këtë arsye u arrestua drejtuesi fadromës që kishte punuar atë natë tek vendgrumbullimi i mbetjeve në fjalë. Burime të “360grade.al” kanë arritur të zbardhin pjesë të dosjes që lidhet me vdekjen misterioze të Arditit adoleshent, që për të mbijetuar u detyrua të punonte në këtë vendgrumbullim mbetjesh.
Në pjesën e dosjes së zbardhur nga “360grade.al” shihet qartë se si ka lëvizuar Arditi dhe janë gjithashtu dhe dëshmitë e punonjësve të tjerë aty. Ajo që bie në sy është fakti se ekonomisti i firmës nuk ishte në dijeni të ekzistencës së Arditit si i punësuar. Siç lexohet, në dosje, pasqyrohet dhe pamja horror që kanë hasur grupi hetimor. “Koka e djaloshit ishte e deformuar dhe kishte pësuar shtypje nga krahu i majtë. Kafka kishte thyerje, syri i majtë i mungon, teksa gjysma e trupit, veçanërisht në krahun e djathtë kishte dëmtime të mëdha… dalje jashtë e organeve të brendshme”, shkruhet në dosje.
Në dosje lexohet se Policia Gjyqësore është lajmëruar në orën 14:20 të datës 7 gusht 2016. Gjithashtu thuhet se, Arditi kishte një muaj që punonte në Komaninë 3R. Grupi hetimor sqaron se pas gjetjes së trupit dhe kryerjes së procedurave të para, fillimisht janë marrë në cilësinë e provës dokumentat që ndodheshin në konteinerin pranë landfillit, i cili ishte natyralizuar si zyrë. Natën e errët që i mori jetën Arditit turni i tretë ka nisur punë në orën 23:00′, kur shtetasja Zurie Bilali, punonjëse në landfill, sëbashku me Arditin kanë nisur punën. Përgjegjës në atë moment ka qenë Dëfrim Hakrama.
Kjo shtetase ka punuar tek transportieri sëbashku me Arditin, i cili rezulton të ketë qenë në zonën përpara. Puna ka vijuar deri në orën 3:00 të mëngjesit të datës 7 gusht, kur burri i Zuries është paraqitur atje për të marrë gruan e për të pirë një kafe në zonën e Kombinatit, teksa Arditi i ka pritur tek makina. Më tej, siç lexohet në dosje, Arditi ka marrë makinën dhe është kthyer në punë sëbashku me Zurien, teksa burri Zuries është kthyer në shtëpi.
Në këtë moment kanë rinisur punën, ora ka qenë rreth 3:30′ minuta. Në landfill ka qenë Dëfrim Hakrama, i cili u tha të rifillonin punën. Hakrama i tha Arditit të merrej me kanaçet dhe të punonte me duar, pasi nuk mund të punohej me lopatë për shkak të shiut. Zuria ka ndenjur me leje të Dëfrimit deri në orën 5:00 në makinë. Më pas, Zuria zbriti për të hapur shihet e ujit. Atë natë të gjithë kanë punuar me duar, pasi transportieri nuk punonte. Zuria dëshmoi se Arditin për herë të fundit e kishte parë te kanaçet.  Mungesën e Arditit të nesërmen e kanë vënë re familjarët që kanë kërkuar llogari tek firma për të. Dëfrim Hakrama ka deklaruar se personi që u gjet i vdekur nuk ishte punëtor i tij, teksa nuk ka shpjeguar nëse i mungonte apo jo ndonjë nga punëtorët. Pikë e rëndësishme e dosjes është fakti se Hakrama rrëfen se Arditi kishte doreza të kuqe dhe ngjante me punëtorët, por nuk ishte pjesë e grupit që punonte tek landifilli, ndërsa sa i takon makinave ato hidhnin mbeturiant ku gjenin vend. Sipas këtij shtetasi, në vendin ku u gjet Arditi nuk ka punuar eskavatori, pasi nuk punonte transportieri… Po ashtu në dosje lexohet dhe fakti se në landfill nuk mund të hynte asnjë person që nuk ishte i punëuar dhe këtu bie në kontraditë me deklaratën e Hakramës. Teksa një dëshmi tjetër tregon se Arditi ishte punonjës në landfill. Dëshmi tjetër kontradiktore është ajo e ekonomistit të kompanisë 3R, që kujdeset për landfillin e Sharrës. Sipas ekonomistit, Bujar Daja nuk e njihte si punonjës të firmës Arditin, ndërsa deklaroi se me rekrutimet merrej Edurim Teqja.

“360 Gradë.al”

Artikulli paraprakQeveria, asnjë ndihmë për të përmbyturit
Artikulli tjetërSkandali, drejtuesit e PAMECA thirren në Prokurori