Berisha publikon raportin: Edvini dhe Blushi marrin çmimin “Fake News” nga Parlamenti Europian!

Nga Sali BERISHA

Në raportin e publikuar së fundi nga Parlamenti Europian për lajme të rreme dhe dezinformim në Ballkanin perëndimor, në seksionin për Shqipërinë, në krye të listës, vendoset për lajm të rremë “fake news” dhe dizinformim, renditet Edvin Hajduti me skandalin e tij ndërkombëtar, me të cilin ai shiti si spanjolle, Policinë algjeriane.

I dyti si zëdhënës i lajmeve të rreme dhe dezinformimit të përditshëm renditet Arben Malavita me teleblushin e tij, që që nga mëngjesi në darkë prodhon vetëm lajme të rreme dhe dezinformime për llogari të Mafies narkoqeveritare dhe bandave shtetërore të drogës dhe krimit.

 

Fatkeqësisht, ne raport shkruhet se teleblushi është i afërt me opozitën, por kjo është thjesht një “fake news”, të cilin autorët e raportit me siguri do ta korrigjojnë sapo të mësojnë se teleblushi është goja e vet Edvin Rrencit.

I treti renditet “i pavaruri” Ymer Çorapja, shpifës kongenital.

Përshëndes këtë raport me të cilin vihen pikat në i, mbi shpifësit në Shqipëri. Këtu më poshtë keni linkun e raportit.

Artikulli paraprakPolic Njaziu dhe 3 qentë e Stadiumit!
Artikulli tjetërNjë ngjarje e pabesueshme!