Vrasja e 25 vjeçarit nga policia/ Të rinjtë shqiptarë protestojnë në Londër

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka nxitur pakënaqësi në popullin shqiptar dhe janë bërë protesta në mbarë vendin tonë.

Mirëpo, duket se kjo revoltë e irritim tejkaklon edhe kufijtë kombëtarë shqiptarë.

Shqiptarët e Londrës janë ngritur në këmbë për Klodianin, duke protestuar përpara Ambasadës Shqiptare në Londër.

Ata janë mbledhur që prej orës 16:00 para Ambasadës Shqiptare në Londër, ndërsa mbajnë pankarta në duar dhe telefona me dritë ndezur.

Protestuesit brohorasin në korr “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, ndërsa protesta në përgjithësi ka qenë paqësore.

Artikulli paraprakEdhe vajza e ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi në protestë: Mua më mbron mbiemri, po Klodianin?
Artikulli tjetërVOA: Rama shpalli dorëheqjen e Lleshajt, por protestat nuk ndalen